“Llixha Bilaj” është njëra nga qendrat kuative të ujërave termale më afër qyetit të Tiranës e ndodhur në fshatin Bilaj, afër Fushë-Krujës.
Ujërat nuk janë burim natyral, por në vitin 1965 autoritetet po bënin shpime për naftë dhe këto ujëra dolën në sipërfaqe nga një thellësi prej afro tre kilometrash. Kështu, pasuan punimet që në fshatin Bilaj të luginës së lumit Ishëm të ngritet një banjë apo llixhë, e njohur për vlerat e ujit termal, i pasur me sulfur e minerale tjera.
Asnjë pompë nuk kërkohet për të nxjerrë ujin në sipërfaqe dhe as uji nuk nxehet ose trajtohet artificialisht në asnjë mënyrë. Temperatura e ujit është afërsisht 60 gradë Celsius. Ujërat janë të pasur me Kalcium (Ca), Natrium (Na), Kalium (K), Bakër (Cu), Magnez (Mg) dhe Radium (Ra). Ky element i fundit ndihmon në riparimin e frakturave dhe plagëve. Ujërat janë të pasur me H2S (Squfur) dhe çdo litër ujë përmban 1220 mg squfur.